E Diel, 1 Nëntor 2026

Kursanti kandidat per polic, kapet me 4 kg droge

Tirane- Nje punonjes policie dhe dy studente jane vene ne pranga, pasi dyshohet se shperndanin droge ne kryeqytet. Rreth 4 kilograme hashash eshte sekuestruar ne oret e para te mengjesit te djeshem. Tre personat jane arrestuar ne flagrance pas disa muaj hetimesh, te kryera nga specialistet e seksionit Kunder Droges. Nderkohe qe po hetohet per personat e tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Operacioni

Dy baza te shperndarjes se lendeve narkotike jane goditur dje, ne saje te operacionit te koduar "Kursanti". Ne prangat e ketij operacioni rane Julian Kastriot Plaka, 21- vjec, lindur dhe banues ne Fier, student ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja Vlore, Ardit Fatos Hoxha, 21-vjec, lindur dhe banues ne Fier, student ne Fakultetin e Infermierise Tirane dhe Shkelzen Azem Kercuku, 23-vjec, lindur dhe banues ne fshatin Lekaj Kavaje, punonjes policie, kursant. Mesohet se Hoxha dhe Plaka, kane qene duke kaluar ne afersi te farmacise nr.10, Tirane, kur jane ndaluar nga policia. Dy te rinjte kishin me vete nje cante, ku pas kontrollit te ushtruar policia gjeti nje sasi bime e dyshuar narkotike, e cila ishte e paketuar dhe me peshe 3 kg e 444 grame. Nderkohe qe pas nje kontrolli te ushtruar ne dhomen ku akomodohej prane godinave te Fakultetit te Mjekesise Tirane, kursanti Shkelzen Kercuku, efektivat e policise gjeten nje sasi prej 478.6 grame, lende e dyshuar canabis sativa.

Hetimet

Burime nga policia bene te ditur se arrestimi i tre personave, eshte bere i mundur pas nje hetimi nje mujor. Mesohet se tre te arrestuarit shperndanin lenden narkotike ne zonen e Kinostudios dhe te Kombinatit. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale, sasine prej 3 kg e 919 grame lende e dyshuar narkotike e llojit canabis sativa, nje pistolete dhe nje pale pranga, qe i kishte me vete punonjesi i policise, 1 arme e ftohte thike, 7 karta te kompanive te ndryshme. Policia e kryeqytetit ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Tiranes per te zbuluar personat e tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale. Mbi tre te pandehurit jane ngritur akuzat e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" kryer ne bashkepunim.

4

Kilograme

Hashash jane sekuestruar nga policia e kryeqytetit, nderkohe qe ne pranga kane rene dy studente dhe nje kursant per punonjes policie. Tre te rinjte jane kapur ne flagrance me sasine e droges, e cila do te shitej ne tregun vendas.

Hetimet

Policia e kryeqytetit nisi hetimet nje muaj. Pas pergjimeve dhe ndjekjes se tre te rinjve, policia ka mundur t'i vere ne pranga. Nderkohe qe po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete veprimtari kriminale.

Shperndarja

Sipas hetimeve te kryera nga policia e kryeqytetit, dyshohet se lenda narkotike do te shitej ne tregun vendas, kryesish ne zonen e Kombinatit dhe ne Kinostudio, vend ku tre te rinjte operonin prej disa kohesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›