E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahmir Hyka mbetet i Mainc 05, kthehet sot ne stervitje

Mesfushori i kombetares sone, Jatmir Hyka do te jete lojtar i Mainc '05, ne Bundesligen e pare gjermane. Ekipi i Hykes eshte ngjitur kete sezon ne Bundesligen e pare gjermane dhe trajneri ka vendosur qe lojtari shqiptar te mos largohet, ashtu sic ishte menduar ne fillim, ne forme huazimi per tek ndonje skuader tjeter, brenda ose jashte Gjermanise. Hyka aktualisht eshte i demtuar dhe pritet te kthehet sot ose neser, ne stervitje me Maincit, qe ka nisur pergatitjet per edicionin e radhes. Mesfushori shqiptar nuk eshte aktivizuar ne edicionin e kaluar, kur skuadra luajti ne nje kategori me poshte dhe shihet si paradoksal fakti, qe ai te preferohet per edicionin e radhes, me ngritjen ne nje kategori me lart. Por trajneri i Maincit i eshte pergjigjur interesimit te Palermos ne Seria A, apo te disa ekipeve te tjera ne Gjermani, se Hyka eshte i ri dhe ka premtuar per te kontribuar atehere kur skuadra qe ai drejton do ta kete me te nevojshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›