Agolli: Ukraina, mendova per karrieren
Aranit Muraci
Ekipi ukrainas Shahktar Donetsk njihet gjeresisht edhe nga publiku shqiptar, ashtu si edhe ne mbare Evropen, pasi arriti dhe shkroi emrin e tij ne historine e futbollit kontinental, kur fitoi ne edicionin e fundit Kupen UEFA. Ne nje nga javet e fundit te muajit maj, teksa ukrainasit siguruan nje trofe te rendesishem ne Evrope, kampionati shqiptar ishte ne mbyllje dhe ne javen e fundit, Tirana u shpall per te 24-en here kampione ne Shqiperi. Ansi Agolli, nje prej lojtareve te kombetares sone, pjese e rendesishme e Tiranes ne suksesin e fundit, nuk i kishte shkuar asnjehere ne mendje se ndeshjen e pare zyrtare te edicionit te ri, do ta luante ndaj nje prej skuadrave me te mira te kontinentit. Mesfushori la Tiranen dhe kaloi para pak kohesh ne Ukraine, per t'iu bashkuar ekipit te Krivbasit. Skuadra e re e Agollit, Krivbas, luajti dy dite me pare me Shahktar Donetsk ne kampionatin ukrainas. Kjo ishte ndeshja e pare per mesfushorin kuqezi, Ansi Agolli, i cili debutoi jo sic kishte deshire, me nje humbje 3-0. "Shahktari dihet se eshte nje skuader e forte, jo vetem ne Ukraine por edhe ne Evrope. Ne fushen e tyre ata ishin favorite per te fituar ndeshjen. Loja e skuadres sone ka qene per te vleresuar ne pjesen me te madhe dhe premton ne ndeshjet e tjera," - theksoi per "Koha Jone", Ansi Agolli. "Jam ambientuar shume shpejt, ne stervitje me skuadren time te re, ne Ukraine, per shkak se ne skuader gjeta mjaft lojtare dhe nuk kam pasur asnje problem, ne ndeshjen e pare,- shton me tej mesfushori kuqezi,- synoj qe ne edicionin tim te pare me Krivbasin te arrij te justifikoj veten, ne permbushje te objektivit te skuadres sime. Futbolli ne kete periudhe po ecen me ritme te kenaqshme dhe kete e vertetojne kushtet stervitore te skuadrave, qe jane pothuajse me nje nivel me vendet e zhvilluara". Ukraina ka "thithur" gjithmone e me shume lojtare te kampionatit tone, duke u shnderruar ne nje treg potencial per mjaft futbolliste shqiptare, qe nje pjese te mire te karrieres se tyre, sidomos gjate viteve te fundit, po e kalojne ne kete kampionat. Ansi Agolli ka gjetur ne te njejtin ekip disa lojtare te kombetares, qe i ka pasur shoke skuadre edhe tek Tirana. Ata jane portieri Isli Hidi, mesfushori Ervin Bulku dhe fantazisti Dorian Bylykbashi. - "Kjo eshte gjeja e pare pozitive dhe qe ndikoi per te zgjedhur Krivbasin", - thote Agolli. "Njihem mire me te gjithe lojtaret, madje me Hidin dhe Bulkun kemi luajtur bashke ne nje skuader edhe ne Shqiperi, te Tirana", - vijon me tej 26 vjecari, kartoni i te cilit mbahej nga ekipi i VPS ne Finlande, por eshte aktivizuar ne forme huazimi me bardheblute. Pas divorcit me finlandezet, Agolli per nje karriere me te mire zgjodhi Ukrainen, ne kampionatin e se ciles aktivizohen edhe disa lojtare te tjere te kombetares sone.