E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi Leku në pikiatë, forcohet prapë euro

Autori i Lajmit: Redaksia

Monedha kombëtare leku zhvlerësohet sërish kundër valutave të forta. Gjatë kësaj jave rënia më e ndjeshme është vërejtur kundrejt euros. Monedha e përbashkët europiane ndodhet pak pikë larg kuotës së 140 lekëve, që është edhe niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.
Në agjencitë e këmbimit dollari blihet me 101.1 lekë dhe shitet me 101.7 lekë, ndërsa euro këmbehet me 139.1 lekë në blerje dhe 139.6 lekë në shitje. Sipas kambistëve pritet një forcim i mëtejshëm i monedhës së eurozonës, e cila gjatë ditëve të ardhshme mund të prekë nivelin e 140 lekëve. Zhvlerësimi i lekut shqiptar është ndikuar jo vetëm nga ecuria e bursave, në të cilat euro është forcuar kundrejt dollarit, por edhe nga mungesa e valutës në treg. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2009 monedha jonë u zhvlerësua me 16%, ndërkohë që në janar të këtij viti rënia ishte 8%. Nga dobësimi i lekut penalizohet të gjithë klientët e bankave që kanë kredi në valutë, pasi ata do të paguajnë më shumë për këstin mujor, ku normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit.

Ky lajm është publikuar: 14/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›