E Shtunë, 31 Tetor 2026

STATISTKAT ME NGJYRE PS: “INSTAT fsheh krizën”

Autori i Lajmit: Redaksia
INSTAT fsheh krizën ekonomike, -këtë akuzë e ka formuluar opozita dy ditët e fundit. Maxhoranca dhe opozita u përfshinë në debate të ashpra në lidhje me shifrat e deklaruara nga Instituti i Statistikave mbi gjendjen ekonomike në Shqipëri. Partia Socialiste deklaroi dje se akuzon INSTAT-in për manipulim të dhënash dhe për deklarata në favor të Qeverisë, duke “përmirësuar” artificialisht të dhënat mbi gjendjen ekonomike në vend.
Ndërkohë sot, deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja, ka thënë se INSTAT, është kthyer në një vegël propagande nga kryeministri Sali Berisha. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, doli ndërkohë sot para mediave bashkë me stafin e saj duke hedhur poshtë akuzat.
Ajo tha se institucioni i drejtuar prej saj mbikqyret dhe kontrollohet nga irganizma ndërkombëtarë ndërsa shtoi se të dhënat e INSTAT në lidhje me ekonomikë, janë konfirmuar edhe nga FMN.
Maxhoranca reagoi me anë të deputetit Florian Mima, ish-zv/ministër i Financave.
“Dje zoti Rama tentoi të vriste një nga asetet më të vyera të këtij kombi, besueshmërinë dhe vërtetësinë e të dhenave zyrtare të prodhuara në mënyrë të ndershme, të ligjshme dhe transparente nga një trup i pavarur, profesionist dhe me integritet Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë”, tha deputeti i PD-së, Florian Mima.
Ai shtoi se “pavarësia e INSTAT, dhe besueshmëria e ngritur prej shqiptrarëeve në 20 vite pune, mund e djerëse dhe e certifikuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtare, tentohet të dhunohet të c’bëhet e të varroset prej njeriut që ka fobi shifrat, prej njeriut që kurrë nuk arriti të kuptojë së nuk është faji i institutit që të ardhurat për frymë të popullsisë kanë shkuar mbi 4 mijë dollarë, nuk është faji i Institutit që eksportet po dyfishohen, nuk është faji i institutit që punëzënia po rritet ditaditës dhe papunësia po zbret”.
Deputeti demokrat Florian Mima, vazhdoi më tej duke thënë se “faji është i një njeriut të vetëm që do ti shohë shqiptarët pa viza pa punë, pa mirëqënie”.
“Zoti Rama kërkon të intimidojë punonjësit e këtij institucioni, ti ndrydhë e ti frikësojë ata. U themi punonjësve të sistemit statsitikor në Shjqipëri të mos dekurajohen, të mos intimidohen, dhe të mos sugjestionohen nga paditë e të paditurit”, shtoi Mima, duke iu referuar deklaratave të Partisë Socialiste se do të padisë INSTAT-in për manipulimin e të dhënave mbi gjendjen ekonomike
Florian Mima tha se punonjësit e statistikave duhet të të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre dhe integritet dhe profesionalizë,m, pasinë krah kanë ligjin dhe vetëm ligjin.
“Puna e tyre materializohet vetëm në nje rezultat që është pronë e popullit shqiptar dhe përbën certifikatën më të mirë përballë gjithë pjesës tjetër të botës”, theksoi deputeti demokrat.

Drejtorja Ines NURJA

“Ejani në INSTAT t’ju shpjegojmë metodën”

“Kohët e fundit INSTAT është vendosur përballë disa akuzave politike duke hedhur tym mbi punën e bërë gjatë gjithë kësaj periudhe mbi treguesit që ai nxjerr. Për këtë arsye e ndiejmë për detyrë që ti shpjegojmë një herë e mirë publikisht klasës poltike si dhe atyre që kanë dyshime mbi punën e institucionit tonë. Së pari dua ti ftoj të gjithë drejtuesit, analistët apo cilido tjetër individ që hedh dyshime mbi shifrat që në prodhojmë që përpara se bëjë deklarata të pamatura dhe që cënojnë imazhin e INSTAT si dhe vendit tonë përballë publikut shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë të vijnë në INSTAT dhe të shohin shifrat metodologjinë e përdorur dhe cdo që tjetër që ata kanë nevojë për tu qartësuar mbi realitetin e shifrave që INSTAT prodhon. E kam shprehur dhe herë të tjera dhe po e ritheksoj dhe sot ejani ne INSTAT dhe shihini me sytë e tuaj mbledhjen e të dhënave, metodologjinë e përdorur dhe cdo gjë tjetër që do t’ju qartësojë mbi të dhënat statistikore. Nga ana tjetër, puna e INSTAT është e vlerësuar maksimalisht nga dy institucionet ndërkombëtare të cilët monitorojnë punën tonë me imtësi gjatë gjithë vitit. Puna që bën ky institucion nuk mund te vlerësohet nga dëshirat e politikanëve të çfarëdo spektri politik, pasi INSTAT nuk merret me politikë por me statistika”.

Ky lajm është publikuar: 14/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›