Përkthyesi i librit Ardian Klosi: Ky është debat i pabarabartë
Autori i Lajmit: Redaksia
Natyrisht që nuk mund të pranoj mesazhet që jepte dje në letrën e tij shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare. Të akuzosh Oliver Schmittin për racizëm të tërthortë ndaj shqiptarëve është si të përdorësh metodën e vjetër komuniste të difamimit të një autori pa u marrë konkretisht me veprën e tij. Unë kisha një cep të vogël në atë letër, si "përkthyes i zellshëm", por fyerjet do ti durojmë (shih më poshtë).
Oliver Schmitti ka vend të veçantë, me gjithë moshën e tij të re, në albanologjinë moderne. Ai, para se të shkruante "Skënderbeun", ka hartuar një tjetër vepër monumentale për mesjetën e vonë të Shqipërisë: "Arbëria venedike. 1392-1479", botuar në shqip më 2007. Për këtë vepër të pazakontë, vazhdim i denjë i punës së Jireçekut e Shuflajt për Arbërinë mesjetare, nuk shkroi asnjë nga historianët tanë të nderuar. Përse nuk shkruan? Mosnjohje, indiferencë, xhelozi? Nuk di të them, di vetëm të them, pasi e kam përkthyer me të njëjtën kënaqësi atë opus 700 e ca faqe sa edhe "Skënderbeun", se aty gjen po të njëjtat teza e pikëpamje për Skënderbeun dhe kryengritjen e tij, si dhe në veprën aq të debatuar e të përbaltur që doli një vit më pas.
Më e keqja në gjithë fushatën kundër Schmittit, që e hapi më 11 nëntor 2008 (2 ditë pas prezantimit në Tiranë) pikërisht Kadareja - ai foli nga Gjirokastra dhe nuk u shpreh vetëm për çështjen e motivit të gjakmarrjes sikurse shkruante dje, por në tërësi, duke thënë se "sulmi ndaj mitologjisë së kombit është sulm ndaj lirisë" etj., - kanë folur kryesisht jo-historianë, ose kanë folur historianë të shkollës së shkuar, të cilët kanë vite që e kanë mbyllur punën e tyre aktive me arkivat. Në këtë varg jo-historianësh që kanë ngritur zërin kundër Schmittit, ishin për fat të keq edhe kryeministri dhe presidenti i vendit, të dy me profesionin e mirëfilltë doktor, njerëzish ose jo. Që këtu kemi të bëjmë me një debat të shpifur, krejt të pabarabartë, propagandistik dhe deformues. (Botohet i shkurtuar. shekulli.com.al)
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010