Përkujtimi Dyvjetori i "Gerdecit", PS një homazh të thjesht
Autori i Lajmit: Redaksia
Opozita do të përkujtojë të hënën, në 15 mars viktimat e rëna në tragjedinë e Gërdecit 2 vjet më parë. Por nuk do të jetë sim protestat e tjera. PS do të protestojë “në një formë të caktuar”, tha Kryetari i PS-sw, Rama.
Një vit më parë, PS-ja protestoi me moton “Mos harro”. Mbahet mend nga të gjithë që në sheshin “Skënderbej” u “përplasën” dy partitë e majta, PS me aleatët e saj nga njëra anë dhe LSI-ja nga ana tjetër. PS e nisi protestën e saj nga krateri i shpërthimit, duke përkujtuar viktimat me lule, flamuj e më pas një turmë e gjatë njerëzish nisi një marshim të gjatë nga Gërdeci deri në qendër të Tiranës. Mbuluar me një flamur të gjerë sa njëra anë e autostradës Tiranë-Vorë, të rinj socialistë, shoqëruar edhe nga qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria mbërritën afër mbrëmjes në Tiranë, ku nisi një miting madhështor. Në fjalimet e tyre, liderët politikë të së majtës i kërkuan qeverisë që të mos pengojë drejtësinë të hetojë dhe të dënojë përgjegjësit për këtë tragjedi. Të njëjtën gjë bëri në sheshin para Kryeministrisë në 15 mars 2008 edhe zv-kryeministri Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së. Sipas burimeve nga PS-ja, këtë vit nuk është se parashikohet një protestë e këtij lloji, por është menduar që patjetër të ketë një aktivitet përkujtimor për 26 viktimat e tragjedisë së tmerrshme, prej së cilës mbetën të plagosur edhe më shumë se 300 persona.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010