Operatoret turistike te Bumci Te ulet TVSH
Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar shihet si një nga lehtësitë e nevojshme që kërkon industria e turizmit në Shqipëri. Kërkesa që ka muaj që është hedhur në publik i është bërë gjatë së martës dhe minsitrit të linjës. Sipas shoqatave dhe operatorëve të turistikë, në rajon hotelet, baret, restorantet, agjencitë turistike dhe gjithë bizneset e përfshira direkt në turizëm kanë lehtësira fiskale.
"Në bazë të analizave që ne kemi trajtuar si shoqatë, kemi shprehur në vazhdimësi se si produkti turistik shqiptar të jetë i konkurrueshëm në treg. Një nga elementët kryesor është ndikimi i TVSHJ-së së hotelerisë e cila indirekt jep impakt shumë të madh në produktin në tërësi në tregun tonë", tha Enver Mehmeti, kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit.
Kërkesa u dëgjua nga ministri Aldo Bumçi, por përgjigja duket se do të vonojë. "Është e vërtetë që disa vende të tjera e kanë të TVSH më të ulët se ne, po ne duhet të bëjmë një studim më të plotë. Dhe për këtë unë nuk kam përgjigje përfundimtare sot. Patjetër duhet të konsultohemi me Ministrinë e Financave, cila është bara fiskale për sipërmarrësit në vendet e tjera, është më e lartë se në Shqipëri, sepse TVSH është vetëm njëra nga taksat. Por kemi dhe taksa të tjera. Në total barra fiskale për një sipërmarrës në këtë sektor është më e lartë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera fqinje dhe ata konkurrojnë për kësaj barre me ne. Këtu duhet të kemi një panoramë më të plotë", tha Aldo Bumçi, ministër i Turizmit.
Operatorët turisikë të cilët operojnë me grupet hyrëse kanë kërkuar gjithashtu dhe ulje të taksave lokale si dhe ndihma financiare për të investuar. Kërkesë tjetër është dhe ajo e përmirësimit të infrastrukturës dhe hartimi i planeve afatgjatë për turizmin. Nga janari deri në maj të këtij viti, sipas ministrisë së Turizmit në Shqipëri kanë hyrë rreth 568 mijë vizitorë. Ndërsa vitin e kaluar hynë 2.3 milionë persona jo rezidentë në Shqipëri.
Florian Papadhimitri