Kursi i këmbimit luhatje të vazhdueshme
Reflektimi i menjëhershëm i bursës ndërkombëtare në tregun valutor vendas po bën që ky treg të jetë i paqëndrueshëm në vazhdimësi. Ndërsa dy ditë më parë dollari amerikan tregtohej me 98, 93 lekë, dje, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një dollar është tregtuar dje me 100,76 lekë. Kurse monedha europiane ka pësuar një rënie duke u tregtuar me 141,14 lekë nga 141,5 lekë. Ndërsa raportimet e agjencive valutore tregojnë se dje një dollar është tregtuar me 100,8 lekë dhe një euro me 141,3 lekë. Sipas agjentëve valutorë, justifikimi i vetëm i luhatjes së kursit të këmbimit është reflektimi i bursës ndërkombëtare dhe për këtë ata shprehen se nuk mund të parashikojnë se si do të ndryshojnë vlerat e monedhave në ditët në vazhdim.