E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i kembimit, ndikim ne uljen e treguesit

"Qendrueshmeria e kursit te kembimit ka zbutur presionet e jashtme inflacioniste, te cilat jane luhatur ndjeshem gjate muajve te pare te ketij viti". Ky eshte nje argument tjeter qe japin ekspertet e Bankes se Shqiperise, lidhur me mbajtjen ne kontroll te treguesit te inflacionit. Duke shtuar me tej edhe faktin se "presionet inflacioniste nga ekonomia reale vleresohen te vijojne te jene te permbajtura gjate periudhes ne vazhdim". Kjo, sipas tyre, ne reflektim te kushteve te ekonomise, parashikimeve per stabilizim te cmimeve te lendeve te para ne tregjet nderkombetare, por ne te njejten kohe edhe te pritjeve te ankoruara per inflacionin. Ku keto te fundit, rezultojne qe te jene pozitive, pra me nje luhatje shume te vogel, e cila nuk do ta trondite treguesin e inflacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›