"Fitch": Turqia, nje vend ku mund te investohet
Agjencia nderkombetare e klasifikimit te kredive, "Fitch", ka thene se po ecen ne rrugen e duhur zbritja e bute ne ekonomine turke, duke dhene keshtu sinjalin per rritjen e notes se kredise se Turqise. Ne komunikaten e leshuar nga "Fitch" per ekonomine turke thuhet se deficiti ne llogarite rrjedhese dhe nevoja per financim te jashtem vazhdon te jete ende ne nje nivel te larte, por nevoja per nje financim te larte nga jashte shkakton edhe vazhdimin e brishtesise se Turqise perballe shikimeve ne kushtet financiare globale. "Ne rast te uljes se deficitit ne llogarite rrjedhese dhe afrimit drejt objektivit te inflacionit nota e kredise se Turqise mund te rritet nga niveli BB+ qe eshte momentalisht ne BBB", - vijon "Fitch". Ndersa rritja me nje shkalle qe do te beje agjencia ne fjale, do ta vendose Turqine ne kategorine e vendeve "ku mund te investohet". Konkretisht, rritjen ekonomike te Turqise per kete vit, "Fitch" e parashikon me 2,8%, kurse vitin e ardhshem me 4.5%.