E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina dhe Australia, nxitje te investimeve ne Shqiperi

Ministri i Jashtem, Edmond Panariti, informoi dje gjithashtu ne lidhje me rezultatet e vizitave te tij te fundit ne Kine dhe Australi. Kreu i diplomacise tha se qeveria kineze u shpreh e gatshme qe ne bashkepunim me autoritetet dhe sipermarrjet shqiptare ne vitet e ardhshme te investoje ne krijimin e nje parku te ri industrial ne rajonin e Durresit, perkatesisht ne Spitalle. Po keshtu, sipas tij, u shpreh vullneti nga qeveria kineze qe te shikoje me perparesi aplikimin e qeverise shqiptare per te perfituar nga fondi i investimeve kineze prej 500 milione dollareve dhe, njekohesisht, te krijoje kushte qe ekonomia shqiptare te perfitoje nga linja e posacme e kreditimit prej 10 miliarde dollare te trajten e huave koncensionare per te financuar projekte te rendesishme ne fushen e infrastruktures, te teknologjive te reja dhe ato te energjive te rinovueshme. Nga ana tjeter, Panariti e cilesoi si nje vizite me permasa historike ate ne Australi, pasi eshte vizita e pare e nje personaliteti te larte te Republikes se Shqiperise ne kete vend. "Pata rastin te pritem nga personalitetet me te larta te vendit nga Presidenti i Senatit, Presidenti i Dhomes se Ulet, Ministri i Jashtem, zevendeskryetarja e opozites, Ministri i Kultures dhe i Ceshtjeve Komunitare, me te cilet diskutuam per shume ceshtje te bashkepunimit, duke filluar nga nxitja e dialogut politik, shkembimi midis grupeve parlamentare te dy vendeve dhe njekohesisht diskutuam edhe per bashkepunimin ne fushen e ekonomise, ku autoritetet vendase u shprehen te gatshme te kontribuojne ne zhvillimin e sektorit te minierave", - tha ministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›