E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania: Miratoni kufizimin e imunitetit per zyrtaret

Ambasadori Britanik ne vendin tone, Nicholas Cannon, beri thirrje dje qe partite politike, duhet te bashkohen ne realizimin e reformave per integrimin e vendit, sic eshte ajo per kufizimin e imunitetit. Gjate nje vizite ne qytetin e Gjirokastres, Cannon tha se ashtu si vendet e tjera te BE-se, edhe Anglia eshte e interesuar qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat. Por per kete sipas tij, duhet te realizohen reformat e kerkuara. "Te gjithe e dime se ajo qe ka te beje me ceshtjen e drejtesise ketu, korrupsionin dhe rastet specifike qe gjykohen prej gjykatave shqiptare, gjithashtu ceshtjet e krimit te organizuar hyjne mes 12 kritere te cilat duhet te plotesohen per marrjen e statusit kandidat. Keto jane aspekte te rendesishme te kritereve dhe te gjitha vendet anetare jane te interesuara te shikojne me shume progres rreth ketyre ceshtjeve", - u shpreh ai. Sipas diplomatit, nuk mund te vecohet mes kritereve me te rendesishme, megjithate per tu nenvizuar eshte reforma zgjedhore, qe ishte nje pike kyce dhe u realizua. "Tjetra sigurisht ka qene ceshtja e imunitetit te deputeteve dhe gjithashtu imunitetit per gjyqtaret. Keto jane ceshtje qe kane kerkuar nje konsensus te gjere dhe konsensusi i metejshem do te jete ne interes te klases politike ketu dhe reformave ne Shqiperi. Ndaj ketyre aspekteve, anetaret e Bashkimit Europian jane shume te vemendshem dhe te dyja keto ceshtje po marrin zgjidhje perfundimtare dhe te drejte ne menyre urgjente per ti paraprire vleresimit te ardhshem", - u shpreh diplomati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›