Shkarkimi i kreut te sekuestrove Vladi reagon Ministria e Financave
TIRAN- Ministria e Financave ka sqaruar nepermjet nje deklarate per shtyp shkarkimin e kryeadministratorit te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara Hekuran Vladi. Sipas financave Vladi eshte shkarkuar per shkak te performances jo te mire te ketij dikasteri.
Ne kuader te angazhimeve qe ka qeveria shqiptare ne luften ndaj krimit te organizuar angazhim i cili kerkon nje funksionim sa me te mire te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara si dhe nisur edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit ku vihet ne dukje nevoja per nje funksionim me te mire se ai i deritanishem i kesaj agjencie u gjykua e nevojshme largimi nga detyra i Hekuran Vladit dhe emerimi ne kete funksion i nje tjeter drejtuesi-sqaron Ministria e Financave
Nderkohe deklarimet e fundit ne media se Vlasi eshte shkarkuar per shkak te deklarimeve te tij ne nje interviste televizive ministria i ka konsideruar sajesa dhe i ka hedhur poshte kategorikisht si arsye te mundshme te shkarkimit te tij nga detyra.
Sipas MF urdheri per lirimin e Vladit nga detyra eshte dhene dy dite perpara se ai te jepte kete interviste.
Ministri i Financave Ridvan Bode menjehere pas shkarkimit emeroi ne detyren e Drejtorit te Agjencise se Pasurive te Sekuestruara e te konfiskuara Besnik obajn.
I kontaktuar me telefon ish-kryeadministratori i agjencise Hekuran Vladi pranoi se eshte liruar nga detyra pa ndonje motivacion. Jam liruar nga detyra pasi Ministri i Financave Ridvan Bode e ka fobi transparencen me publikun. Pikerisht pse isha transparent me publikun une u lirova nga detyra. Ata qe fshihen nga kamerat ne tualete banjo emerohen nga ky minister keshilltare te larte te tij-tha z.Vladi gjate komunikimit me Shekullin duke mos pranuar te jape me shume shpjegime per kete.
Nga ana tjeter mesohet se lirimi i Vladit nga detyra e tij eshte kryer vetem pak dite para se Ministria e Financave te nxirrte ne shitje pronat e sekuestruara qe prej dy vitesh nga persona te ndryshem te akuzuar per krim te organizuar. Ato administrohen nga agjencia qe drejtonte deri pak dite me pare Hekuran Vladi. Nder pronat qe pritej te nxirren ne shitje mbi bazen e Vendimit te Keshillit te Ministrave qe ende nuk eshte botuar ne Fletoren Zyrtare eshte Laguna e Karavastase e cila ka qene ne pronesi te te pandehurit te akuzuar si kreu i bandes se Lushnjes te pandehurin Aldo Bare. Po keshtu pritej te hapej ankandi edhe per disa prona qe ndodhen ne bregdetin e Durresit ne emer te akuzuarit Lulezim Berisha te konfiskuara tashme me vendim te Gjykates se Larte. Ne te kundert ne korridoret e Prokurorise per Krime te Renda dhe Gjykates se Krimeve te Renda flitet se lirimi i Vladit mund te kete ndodhur nga ndikimi i personave te ndryshem te cileve i jane bllokuar pronat dhe qe administrohen.
Sipas ketyre zerave te interesuarit kane ndikuar tek Ministri Bode per shkarkimin e Vladit. Vete ai i pyetur per keto zera nuk pranoi te prononcohet. Agjencia qe drejtohej drejtori i saj i saposhkarkuar ka administruar pasuri te sekuestruara e konfiskuara ne vleren e mbi 3 miliarde leke te vjetra. Nga keto 1.5 miliarde leke jane prona dhe pasuri te te akuzuarve per terrorizem sic eshte rasti i sheikut Yasin Al-Kadi. Po ashtu 1.5 miliarde te tjera jane pasuri e personave te dyshuar dhe denuar per kryerjen e aktivitetit kriminal te paligjshem si te trafikut te droges prostitucionit dhe organizatave kriminale. Lirimi i Vladit nga detyra vjen edhe pse ne raportin e BE-se ne detyrat e percaktuara per qeverine eshte vene theksi dhe eshte kerkuar qe mos te preket stafi i kesaj agjencie por shtimi i tyre zgjerimi i fondeve dhe ndryshimi i teknologjise se funksionit te kesaj agjencie.