E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi këmbimit, monedha e Eurozonës dobësohet lehtë

TIRANË- Kursi i këmbimit është stabilizuar pas rritjes drastike që pësoi euro kundrejt lekut vetëm pak ditë më parë.

Në agjencitë valutore, dollari blihet me 101 lekë dhe shitet me 101.5 lekë, ndërsa euro shkëmbehet me 139.8 lekë në blerje dhe me 140.3 lekë në shitje. Kundrejt disa ditëve më parë, monedha e Eurozonës është dobësuar lehtë, megjithëse mbetet rreth kuotës se 140 lekëve.

Përfaqësuesit e agjencive të këmbimit shpjegojnë se shkëmbimet valutore në vend kanë qenë të ulëta dhe ecuria e kursit të këmbimit është ndikuar kryesisht nga bursat ndërkombëtare. Në këto të fundit, euro është shkëmbyer me 1 dollarë e 39 cent.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›