Zgjedhjet, Berisha: Do zgjidhim ndotjen e ajrit në Tiranë
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i Shqipërisë prezantoi sot një nga motot kryesore të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore: “Shqipëria e gjelbër”. Dhe zgjidhja e ndotjes së ajrit në Tiranë do të jetë dhe një nga objektivat do të jetë një nga objektivat e programit elektoral të maxhorancës.
Kryeministri Sali Berisha zgjodhi një takim me të rinjt ambientalisë në malin e Dajtit për të prezantuar dhe një objektivat për të cilat po punohet, ndërkohë që për platformën e saktë të zgjidhjes duhet të presim deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhmësh të bashkisë së Tiranës.
“Tirana përbën problemin më madhor mjedisor të Shqipërisë. Është punuar dhe po punohet me intensitetin më të madh për tju dhënë përgjigje më të shkëlqyer të gjitah problemeve që kanë katandisur Tiranën në një nga qytetet me ndotje më të lartë në Europë dhe botë, sa i përket ajrit. Cilat janë platformat kini durim ti dëgjoni nga kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës”- tha kryeministri në një prononcim për gazetarët.
Berisha theksoi se maxhoranca i konsideron zgjedhjet e 8 majit si zgjidhje për interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë dhe theksoi se në këto zgjedhje maxhoranca do përqëndrohet tërësisht në problemin e qytetit, të bllokut, të fshatit, të lagjes, komunitetit dhe familjes.
"Ne do bëjmë gjithçka që me një fushatë të qytetëruar të rrisim vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë jetike të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit. Do bëjmë gjithçka që problemeve ekzistuese t'u japim përgjigjet më të mira me standardet më të mira", tha Berisha.
I pyetur mbi kandidaturat e PD-së për zgjedhjet lokale, Berisha tha se ato do të bëhen të ditura së shpejti, ndërsa garantoi se "strukturat e PD-së, bashkë me qytetarët, po bëjnë përzgjedhjet më të shkëlqyera për qytetarët e tyre të parë".
"Forumet e PD-së do mblidhen për të bekuar ata që po propozojnë qytetarët dhe strukturat e PD-së në të katër anët e vendit. Puna është intensive dhe programi elektoral tani është drejt finalizimit", tha Berisha. Takimi ishte organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe ishte i pranishëm dhe vetë kreu i këtij institucioni, zoti Fatmir Mediu.
(s.g/BalkanWeb)