Pr/ligjin për fshatrat turistikë në Kuvend PD- PS akuza të ndërsjellta
TIRANE- Debate në Kuvend për disa ndryshime në ligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin. .Opozita akuzon se me këtë pr/ligj përfitojnë ministrat e qeverisë Berisha dhe vetë djali dhe vajza e kryeministrit Berisha. Nga ana e saj maxhoranca deklaron se pr/ligji “pastron maskaradën” që opozita ka kryer në këto fshatra në kohën e qeverisjes së saj.
Deputeti socialist Erion Brace deklaroi sot në senacë se “Nga ky ligj përfitojnë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, madje dhe djali e vajza e kryeministrit”.
Në replikë ministri i Kulturës Fatmir Xhaferraj tha se përfituesit e vërtetë nga ky ligj është vetë opozita.
“Jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur se asnjëherë kjo nuk do të ndodhë. Ju mundoheni të sajoni skenarë shpifjesh, por me kete ligj ju shplajmë ne ju dhe ju bëjmë të pastër” “- tha Xhaferaj duke akuzuar opozitën për shpifje ndaj djalit të kryeministrit Berisha.
“E bëtë aksionerë për dhjetra kompani private dhe më pas me turp dhe me bisht ndër shalë doli se Shkëlzen Berisha ishte person tjetër. ... Nga ligji 2009 përfiton e gjithë maskarada që ngritët ju.. Ministrat e asaj kohe që në vend të bëjnë fshatra turisitë bënë vila private”- tha Xhaferraj.
P/ligji synon të sjellë ndryshime në rregullimin ligjor aktual të kalimit të pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin, të parashikuara në ligjin aktual, i miratuar në vitin 2009. Nga ana e deputetit PD Elkelejd Alibeaj tha se pr(ligji është vazhdim i ligjit 2009, dhe se nga 2005 nuk është dhënë asnjë leje për fshatrat turistike për shkak të probleme.
Ndërsa deputeti socialist Eduard Shalsi duke iu drejtua maxhorances tha se ”Ligji ishte i paaplikueshëm” dheamendimet e ligjit nuk zgjidhin problemet. Sipas Shalsit në 2009 parlamenti miratoi ligjin dhe u njoh e drejta e shitjes së tokës.
(s.g/BalkanWeb)