Shkodër, kapet 20 vjecari, policia parandaloi një vrasje
SHKODER- Një 20 vjeçar është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi a tentuar të vrasë me armë zjarri një 26 vjecar n fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina, Shkodër.
Kristian Lacuku, 20 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Komuna Bërdicë,akuzohet për veprat penale "vrasje e mbetur në tentativë", "plagosje e rëndë me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje". I riu ishte dënuar më parë për vjedhje".
Arrestimi i 20 vjeçarit Lacuku u bë për arsye se mbrëmë, në fshatin Bardhaj pas një konflikti për motive të dobeta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin N. D., 26 vjeç, banues i po këtij fshati. Si pasojë është plagosur shtetësja L. D. 23 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit N. D. e cila është dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Shërbimet policore janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit të krimit, dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e shtetasit Kristian Lacuku.
Në vendngjarje grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e proves materiale një automatik model 56, me dy krehera me 50 copë fisheke.
(s.g/BalkanWeb)