Kursi monetar i Pekinit, Gajtner vizitë në Kinë

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner ndodhet në Kinë për bisedime në lidhje me mosmarrëveshjet rreth kursit monetar të Pekinit që shihet si i padrejtë nga partnerët tregtarë perëndimorë. Gajtner është takuar me zëvendëskryeministrin kinez, Uang çi Shan, i cili është i ngarkuar për çështjet ekonomike.
Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë nuk kanë hollësi rreth përmbajtjes së bisedimeve. Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë presion Kinës që ajo të lejojë tregjet ndërkombëtare të përcaktojnë vlerën e monedhës së saj, juanit.
Vendet perëndimore thonë se mbajtja në kontroll e monedhës kineze e mban artificialisht të ulët vlerën e juanit, duke i bërë eksportet kineze më të lira në tregjet botërore. Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar gjigand me Kinën. < I mëparshmi