E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA- Rusi, nënshkruhet sot traktati i ri për pakësimin e armëve bërthamore

Presidenti Barak Obama është nisur drejt Pragës për të nënshkruar një traktat të ri mbi pakësimin e armëve bërthamore së bashku me presidentin rus Dimitri Medvedev. Pakti i ri parashikon reduktimin e arsenaleve të të dyja palëve deri në masën 30 përqind, duke i lënë secilës nga rreth 1500 armë bërthamore strategjike.

Marrëveshja e re zëvendëson Traktatin e vitit 1991 për Pakësimin e Armëve Bërthamore (START), të cilit i ka kaluar afati. Ajo vjen pas rreth një viti bisedimesh e negociatash. Ata diskutuan për çështjet të tilla si verifikimi dhe kundërshtimi i Rusisë ndaj planeve amerikane për sistemin e mbrojtjes kundër raketave në Europë.

Presidenti Obama e ka quajtur traktatin marrëveshjen më të gjerë për kontrollin e armëve në 20 vjet ndërsa Medvedev që mbërriti në Pragë të mërkurën tha se nënshkrimi i traktatit është një ngjarje me rëndësi.

Që traktati të hyjë në fuqi, ai duhet të ratifikohet nga parlamenti rus dhe nga Senati amerikan. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›