Sarkozy kërcënon gazetarët
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, kërkon që gazetarët, që këtej e tutje do të shpifin për jetën private të njerëzve të famshëm, të lajnë njëherë e mirë duart me gazetarinë.
Deklarata e tij vjen pasi tradhtitë e çiftit presidencial francez, Sarkozy-Karla, mbërritën në gjykatë. Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim paraprak për lajmet e publikuara nga mediet franceze për pabesitë e çiftit.
Sarkozy dhe Karla përgënjeshtruan menjëherë zërat për tradhti.
Por edhe pse u përgënjeshtrua, thashethemet u përhapën sa hap e mbyll sytë edhe nga mediet ndërkombëtare.
Sipas avokatit të Sarkozysë, Thierry Herzog, historia e thashethemeve mund të ketë qenë një makinacion i vërtetë, me qëllim destabilizimin e jetës së çiftit presidencial për arsye private ose ekonomike.
Italianët ndërkohë të përfshirë nga skandale të tilla edhe me të rënda, nuk kanë arritur dot kurrë të pushojnë nga puna një gazetar, se ai ka shpifur mbi jetën personale të kryeministrit të tyre.
Por, me sa duket, Silvio Berlusconi, 73 vjeç, dhe Sarkozy 55-vjeçar, që është në krye të presidencës prej majit 2007, kanë një tjetër lloj qasjeje mes politikës dhe informacionit.
Ndërsa Berlusconi është përpjekur me një sërë procesesh të tej-zgjatura gjyqësore të godasë mediet që kanë shpifur, Sarkozy e bëri këtë me një shpejtësi që as vetë nuk e ka besuar.