Britania në ethe
Britanikët janë kapluar nga ethet e fushatës zgjedhore, që duket se do të jetë më e ashpra e dekadave të fundit. Laburistët e dobësuar po kërkojnë një mandat të katërt, por konservatorët, që për shumë kohë kanë qëndruar larg pushtetit, duan fitoren me çdo kusht.
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, vendosi që zgjedhjet e përgjithshme në Britani të zhvillohen pas një muaji, më 6 maj. Brown tha se po i kërkon popullit britanik një mandat të qartë, që të vazhdohej puna për sigurimin e rigjallërimit ekonomik të vendit.
Udhëheqësit e opozitës, David Cameronn i konservatorëve dhe Nick Clegg i liberal demokratëve, kanë bërë thirrje për ndryshim.
Partia kryesore e opozitës, ajo Konservatore do të ketë nevojë për diferencën më të madhe të votave në 60 vitet e fundit, për të fituar një shumicë.
Në traditën e gjatë britanike, Gordon Brown bëri udhë-timin e shkurtër nga selia e tij në 'Downing Street' për në Pallatin Buckingham, ku i kërkoi Mbretëreshës Elisabetë të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve.
Pas këtij protokolli, Britania dhe politikanët hynë tërësisht në atmosferën e fushatës. Më shumë se katër javët e fushatës elektorale pritet që të dominohen nga ekonomia, deficiti shumë i lartë buxhetor dhe personaliteti i udhëheqësve të partive kryesore.
Partia Laburiste do të jetë përballë sfidës më të vjetër politike në botë, ndjenjës se është koha për ndryshim.
Por, që të gjitha partitë do të jenë përballë një elektorati të lënduar, të zemëruar dhe që nuk ka besim tek politikanët pas skandalit me shpenzimet e deputetëve dhe tatëpjetës ekonomike e vendit.