E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursimi ne rend te dites - E ardhmja e financave te BE-se



Nga Christopher Plass*

Per cfare duhet te shpenzoje me shume para ne te ardhmen BE-ja, dhe per cfare me pak? Bashkimi Evropian ka vendosur te kontrolloje strukturat e tij financiare, Komisioni po merr aktualisht mendimin e lobeve te ndryshme.

Kundershtimi eshte i sigurte pasi behet fjale per interesat e fshatareve dhe per te ardhmen e ndihmave strukturore. Ne te njejten kohe kerkohet qe BE-ja te investoje me shume per kerkimin dhe investimet ne te ardhmen.

Bashkimi Evropian do te vazhdoje te zgjerohet edhe ne te ardhmen. Ai do te marre edhe detyra te reja. Per kete struktura e financave te BE-se eshte ne banken e proves. Kjo eshte pikenisja per Komisionin ne Bruksel. Politikisht ai eshte ngarkuar nga kryetaret e shteteve dhe qeverive me detyren e kontrollit dhe reformimit te buxhetit te BE-se.

Financat e BE-se ne banken e proves

Se sa e veshtire eshte kjo detyre u be e qarte edhe gjate ketyre diteve. Gjithnje e me shume perfaqesues nga lobe te ndryshme paraqiten perfytyrimet e tyre shpesh krejt kontradiktore: afati i dergimit te propozimeve per nje proces konsultimi te filluar ne shtator te vitit 2007 tashme ka perfunduar por per shkak te interesit te madh, thuhet ne Bruksel, ai eshte zgjatur me dy muaj. Cdokush qe eshte i interesuar per parate e BE-se per cfaredo arsye e di mire se cfare eshte ne loje.

Ne cilat fusha do te perqendrohen investimet

Aktualisht Bashkimi Evropian ka ne dispozicion nje fond prej 120 miliarde eurosh ne vit, 75 per qind e tyre jane percaktuara se per cfare do te perdoren: per politiken e perbashket evropiane dhe ndihmat strukturore dhe rajonale. Kjo gezon p.sh. fshataret franceze por zemeron ata te cilet duan te forcojne Evropen ne sektorin e kerkimit dhe inovacionit. Ketu BE-ja ka mbetur prapa dhe m.q.s. askush nuk desheron te derdhe me shume para ne arkat e Unionit duhet bere nje rishperndarje. Keshtu mendon specialistja e te gjelberve ne parlamentin europian Helga Trüpel: "Te hiqet dore nga autostradat e medha te cilat nuk perdoren nga askush dhe te investohet p.sh. ne rikonstruksionin e ndertesave te vjetra apo ne ndertimin e infrastruktures per perftimin e energjise nga era ne rajone ku ka shume ere."

Edhe mbrojtja e klimes duhet te kuptohet gjithnje e me shume si detyre e BE-se ashtu si politika energjitike dhe ajo e jashtme. Por nese sheh rekomandimet qe i kane mberritur nderkohe Komisionit kontradiktat behet te qarta. Shoqatat e fshatareve paralajmerojne ndaj shkurtimit te subvencioneve para se gjithash ne rajone te neglizhuara si Polonia. Te gjitha keto shqetesime mund te qetesoheshin nese buxheti do te rritej ndjeshem. Por kontribuesit neto, para se gjithash Gjermania, kerkojne te lehtesohen nga barra e pagesave ne arken e Unionit. Nje rishperndarje e fondeve ne periudhen e ardhshme financiare pas vitit 2013 eshte pra e pashmangshme. Por kush do te leshoje pe?

Pa reformen e buxhetit BE-ja nuk mund t'i arrije objektivat

Per Komisionin e BE-se ka edhe nje problem kohor. Ka shume te ngjare qe ai ta beje propozimin per nje strukture te re buxhetore ne fillim te vitit 2009 pra me perfundimin e presidences franceze. Atehere fillon edhe fushata elektorale per parlamentin e ri evropian dhe kryetari i Komisionit te BE-se Barroso desheron nje mandat te dyte. Pra ai nuk mund t'i lejoje vetes propozime jo popullore sepse ndryshe vendet anetare ose parlamentaret evropiane mund t'i mbanin inat.

Por pa reformen e buxhetit BE-ja nuk do te mund te arrije objektivat politike per te ardhmen. Per kete eshte hedhur serish ideja e nje takse te BE-se. Per te gjelbren Helga Trüpel nje ide e realizueshme: "Nuk eshte fjala taksa te reja por per modele le te themi nese do te tatonim transaksionet financiare ose dioksidin e karbonit."

Deri tani Europa financaohet kryesisht nga kontribute te vendeve anetare qe orientohen nga fuqia respektive ekonomike. Tema e nje takse te BE-se ka qene deri tani tabu absolute!

(*) Deutche Welle/ Bruksel


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›