Kurti: Ndryshimet në qeveri, sa për fasadë

Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti duke komentuar ndryshimet e fundit të bëra në radhët e qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se ato janë bërë që kryeministri dhe presidenti të ruajnë postet e tyre.
"Janë ndërruar disa ministra në mënyrë që të mos ndërrohen kryeministri dhe presidenti. Nuk pati arsyetime përse këta ministra u shkarkuan dhe të tjerë jo", ka pohuar Kurti .
Ai ka theksuar se ministrat e shkarkuar kanë qenë persona të sakrifikueshëm dhe ka shprehur bindjen se ministrat e rinj nuk do të sjellin ndryshim në jetën e qytetarëve kosovare.