E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: NATO vlerësime Shqipërisë na mbështet për vizat

TIRANE-Ministri i Jashtëm Ilir Meta pas kthimit nga Estonia, ku mori pjesë në një takim me homologët e tij, shpreh optimist për procesin e liberalizimit të vizave, që sipas tij shënon progres të vazhdueshëm
“Gjatë takimit në Estoni me Ministrat e Jashtëm të NATO-s mori mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave”.
“Të gjithë kanë bindjen se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit”, tha z. Meta në një konferencë për shtyp, ku informoi mbi takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Talin.
Sipas Metes "procesi i liberalizimit të vizave për vendin tonë progreson çdo orë". Ai kërkoi që "çdo faktor dhe aktor politik të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që të jetë kontribues dhe jo pengues apo frenues në këto procese integruese të mëdha dhe pozitive që po përjeton Shqipëria".
Me këtë rast ai i kërkoi të gjithë faktorëvë dhe aktorëve politikë në vend, që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë kontribues në proceset e mëdha integruese që po përjeton Shqipëria.

Meta deklaroi se Shqipëria ka marrë vlerësime për politikën konstruktive dhe rolin e saj në rajon.

I pyetur mbi lëvizjet e fundit në disa përfaqësi diplomatike të Shqipërisë, Meta theksoi se "çdo gjë bëhet konform ligjit për shërbimin e jashtëm që parashikon një mandat të caktuar të ambasadorëve dhe kjo është një gjë shumë normale".

Duke folur për ministerialin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, Meta deklaroi se vendimi më i rëndësishëm për këtë ministerial ishte ftesa për Bosnjën.
Sipas Metës, me këtë hap, Bosnjës i hap përfundimisht mundësia që të bëhet pjesë e Aleancës në një të ardhme jo shumë të gjatë.
“Një nga vendimet më të rëndësishme të këtij ministeriali për të cilën Shqipëria ishte angazhuar ishte edhe ftesa për Bosnjën, një korridor që në të ardhmen do të bëjë këtë shtet anëtare me të drejta të plota të NATO-s”, tha Meta para pak momentesh. 

Nder te tjera, Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, deklaroi sot se "Shqipëria ka shtuar konsiderueshëm kontributin me trupa paqeruajtëse në Afganistan dhe do të vazhdojë të mbështesë NATO-n në realizimin e objektivave strategjikë". 

Këshilli i Atlantikut të Veriut me vendet kontribuese në operacionin ISAF në Afganistan, sipas Meta u shpreh i inkurajuar për rritjen e numrit të vendeve kontribuese në kuadër të ISAF (aktualisht 46). 
Meta vuri në dukje se "angazhimi në Afganistan nuk ka për qëllim sigurinë e Aleatëve dhe as të ndonjë vendi të veçantë, por të gjithë komunitetit të vendeve demokratike".
"U morën vendime të rëndësishme në lidhje me procesin e tranzicionit në Afganistan dhe marrjen e më shumë përgjegjësive nga qeveria dhe autoritetet afgane me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Ky proces u vlerësua si i pakthyeshëm, por në të njëjtën kohë edhe i matur dhe i mbështetur mbi analizën progresive të situatës në terren", tha Meta.
Duke u ndalur te kontributi i Shqipërisë, z. Meta theksoi angazhimin në kuadër të përqasjes gjithëpërfshirëse, duke nënvizuar rëndësinë e komponentit civil mjekësor dhe asistencës në fushën e arsimimit.
"Shqipëria ka një pozicion të qartë mbi elementët që duhet të përfshijë Koncepti i ri Strategjik i NATO-s dhe do të vazhdojë të ketë një rol aktiv, deri në miratimin e këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik të Aleancës, në Samitin e Lisbonës", tha  Meta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›