E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flota ruse shqetëson NATO-n



Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton, tha se marrëveshja mes Moskës dhe Kievit për zgjatjen e kontratës që lejon vazhdimin e qëndrimit të Flotës Ruse të Detit të Zi, në portin e qyetit Sevastopol, nuk do të thotë se Ukraina po pozicionohet afër Rusisë.
E pyetur lidhur me marrëveshjen Rusi-Ukrainë mbi flotën e Detit të Zi, Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton tha se vendimi i presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç, duhet të shihet si një përpjekje për të balancuar politikën e jashtme të vendit, dhe jo si një hap më larg Perëndimit e më afër Rusisë.
"Unë mendoj se duke patur parasysh historinë dhe pozitën gjeografike të Ukrainës, ky akt balancimi është i vështirë, por nga pikpamja jonë I logjikshëm.", u shpreh ajo.
Ndwrkohw qw Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Rasmusen, tha se marrëveshja Rusi- Ukrainë për flotën e Detit të Zi është një marrëveshje bilaterale.
Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili kishte bashkëpunuar me NATO-n gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, tani thotë se vendi nuk është akoma gati për t'u anëtarësuar në aleancën perëndimore.
Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s drejt Europës Lindore, dhe mbetet e mendimit se anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë do të kërcënonte sigurinë e rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›