E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: Zgjidhje, ku shqiptarët nuk do të ishin fitues absolut



Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se Serbia dëshiron një zgjidhje përfundimtare për Kosovën. Por ai ka shtuar se Beogradi është i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve për të arritur një zgjidhje kompromisi - e cila sipas tij, do të ishte e tillë ku Serbia nuk do t'i humbiste të gjitha, ndërsa shqiptarët do të fitonin çdo gjë.
Në një intervistë për televizionin arab "Al-Jazeerah", Tadiç ka thënë se shembulli i Qipros është arsye pse Serbia e kërkon një zgjidhje përfundimtare për Kosovë, dhe jo një situatë të ngrirë, "ku Kosova kurrë nuk do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara", pasi, sipas tij, "Serbia nuk do të lejonte kurrë një gjë të tillë".
Rezultat e zgjidhjeve në politikë, sipas presidentit serb, sjellin fleksibilitet, ndërsa ka shtuar se pavarësinë e Kosovës kurrë nuk do ta njohin shtetet si Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›