Liga Arabe ultimatum Sirisë, e diela dita e fundit
Ministri i Jashtëm Arab, gjatë mbledhjes së radhës në Katar ka thënë se Damasku duhet të pranojë propozimin e Ligës Arabe deri në fund të ditës së diel. Po ashtu, Kryeministri i Katarit ka thënë se në rast së kreu i Damaskut nuk pranon këtë gjë atëherë Siria do të përballet me sanksione të tjera më të ashpra.
Liga Arabe konfirmon për sanksione të reja, ndërkohë qe raportohet se gjatë ditës së djeshme janë vrarë 23 civilë.
Pas takimit të së shtunës të ministrave të komitetit të Ligës Arabe në Katar, Kryeministri i Katarit, Sheik Hamad bin Jassim tha se “I kërkuam Ministrit Sirian të Punëve të Jashtme që qeveria siriane të pranojë deri të dielën vëzhguesit e huaj në vend dhe jemi ende në pritje të përgjigjes. Nëse ajo do të mungojë ose do të jetë negative, Liga Arabe do të konsiderojë sanksione të tjera ndaj vendit”.
Siria është duke u përballur me masa të forta ndëshkuese, përfshi dhe ndalimin e udhëtimit të presidentit Bashar al-Assad së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit, në vendet e Ligës Arabe. /L.F/Start/
2011-12-04 11:13