E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët u drejtohen kutive të votimit

Shtatë janë dhe partitë pjesëmarrëse që po konkurrojnë për vende në dhomën deputetëve e cila njihet ndryshe si Shteti i Dumas.

Sondazhet paraprake tregojnë se partia e kryeministrit Vladimir Putin do të vijë në pushtet. Tre muaj më parë Putini dhe Rusia e Bashkuar, dolën para votuesve duke kërkuar mbështetje për kthimin e tij në Kremlin si President.

Njerëzit në rajonin më të largët në lindje, filluan hedhin votat e tyre rreth orës 17 :00 GMT. Rusia është vendi i parë më i madh në botë që përfshin nëntë zona kohore.

Në prag të votimit, në qendër të vëmendjes u zhvendos në një grup i vetëm i pavarur monitorues të votimit i cili ka akuzuar autoritetet për ngacmime dhe pengesë ndaj tyre.

Kthyer nga jashtë vendit për zgjedhjet, Kryetarja e “Golos” (zëri), u mbajt për 12 orë në një aeroport të Moskës. Liliya Shibanova u tha gazetarëve se kompjuteri laptop i saj kishte qenë konfiskuar, mbi frikën se ai mund të kishte "software shumë e rrezikshme".

I pyetur rreth “Golos”, Putin vendosi në dukje se grupimi financohet drejtpërsëdrejti nga fondet e qeverisë amerikane dhe ato të Bashkimit Evropian.

Por gjithashtu edhe zëra të tjerë në Rusi akuzojnë këtë grup se financohet nga perëndimi për të qenë një mjet ndërkombëtar për ndërhyrje në zgjedhje. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-04 11:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›