Vajza e ish-kryebashkiakut të New Yorkut dënohet për vjedhje

New York, 1 shtator - Drejtësia amerikane nuk e zbut dorën pasi ligji është i njëjtë për të gjithë.
Këtë më mirë se kushdo e kupton vajza e ish-kryebashkiakut të New York, Rudolph Giuliani, e cila është dënuar pasi u shpall fajtore për vjedhje produktesh kozmetike në një dyqan. Caroline Giuliani 21-vjeçare është dënuar me një ditë punë të detyruar në shërbimet sociale, transmeton TCH.
Rastësi apo paradoks, por është e vërtetë që Rudolph Giuliani u njoh në vitet ’90 për “tolerancën zero” ndaj krimit. “Qëndro larg telasheve dhe përpiqu të mos arrestohesh sërish” e këshilloi gjykatësi vajzën pasi lexoi vendimin. Studentja e Harvardit u kap duke vjedhur në një parfumeri në Manhattan.