Kurti: Harta e bashkuar nuk ka kuptim pa zhvillim

Bashkimi kombëtar është një detyrë që duhet realizuar dhe jo një çështje për t’u monopolizuar, thotë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Për të, ky ideal vlen më shumë sesa propaganda e politikës ditore. Kurti nënvizon se politikanët, këndej e andej kufirit kanë politika kontradiktore me deklarimet pompoze që kanë bërë ditëve të fundit.
Lideri i Vetëvendosjes pohon se me flamur duhet prirë në betejat emancipuese për të siguruar për kombin shqiptar barazinë, në mesin e kombeve të barabarta, por edhe mirëqenien brenda pjesëtarëve të tij dhe flamuri kombëtar nuk mund të shërbejë si mbulesë për t’i fshehur të pabërat, politikat korruptive e antikombëtare
Në një intervistë për gazetën “Koha” në Maqedoni, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet se janë Tirana e Prishtina ato që duhet të jenë vazhdimisht kujdestare në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni./Indeksonline/