E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët rrëmbejnë biznismenin italian

Derisa disa anëtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur të kënaqur me misionin e lobimit dhe të njohjeve, megjithatë nuk arritur numri 100 i njohjeve të Kosovës ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Kosovës z. Thaçi, meqë deri tash vendi është njohur vetëm nga 97 vende qe pesë vite që kur është shpallur pavarësie e Kosovës./Indeksonline/
Shtypi italian shkruan sot se rrëmbimi i sipërmarrësit italian Andrea Calevo është kryer nga tre shqiptarë. Këto fakte kanë dalë nga dëshmia e një shqiptari, i cili ishte pjesë e pengmarrësve.

Ka qenë 23- vjeçari shqiptar Simon Aliaj, i cili pas bashkëpunimit me hetuesinë italiane, ka dëshmuar se në operacionin e rrëmbimit të biznesmenit 31-vjeçar natën e 16 dhjetorit. Simon Alia u arrestua një ditë më parë, më herët ishte arrestuar dhe një shqiptar tjetër Fabijan Vila,të dy punëtor ndërtimi, ndërsa emri i shqiptarit të tretë nuk bëhet i ditur, ndërsa ai është shpallur në kërkim. Sipas mediave italiane u dyshua se në krye të një grupi pengmarrësish ishte një shtetas italian i quajtur David Bandoni nipi i sipërmarrësit, por dëshmia e shqiptarit 23- vjeçar rrëzoi këtë version.

I arrestuar është ndërkohë edhe një 70-vjeçar i quajtur Pierluigi Destri. Biznesmeni i rrëmbyer në 16 dhjetor të këtij viti u lirua pak ditë më parë dhe për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar 8 milion euro. Por, policia italiane deklaroi se asnjë euro nuk iu pagua pengmarrësve. Në vendin ku mbahej peng biznesmeni në një bodrum u gjet një armë tip pistolete lodër si dhe një armë gjahu. Armët iu dërguan policisë për të zbuluar shenjat e gishtave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›