E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli 10 milionë euro, Hoxhaj nuk flet për shifra

Kështu zëvendëskryeministri i Kosovës z.Bexhet Pacolli ka deklaruar për RTK-në se vjet vetëm në vendet afrikane ishte 16 herë, transmeton “Presheva Jonë”. 

Ai, diplomacinë kosovare vitin që kaloi e ka konsideruar si të suksesshëm, sidomos kur është fjala në lobimin e Kosovës për njohje të reja të shteti më të ri në Evropë.

Kurse, shefi i diplomacisë Enver Hoxha, i cli po ashtu ka qenë në ofensivë të lobimit, nuk ka dhënë detaje sa ka harxhuar në këto udhëtime apo të harxhimeve.

Sipas të njetave burime z.Pacolli nga xhepi i vet ka harxhuar 10 million euro për lobim, njohje të reja nga vendeta të cilat deri tash kishin hezituar ta njohin shteti e Kosovës.

Derisa disa anëtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur të kënaqur me misionin e lobimit dhe të njohjeve, megjithatë nuk arritur numri 100 i njohjeve të Kosovës ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Kosovës z. Thaçi, meqë deri tash vendi është njohur vetëm nga 97 vende qe pesë vite që kur është shpallur pavarësie e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›