Meksikë, tre viktima si pasojë e viktimave
Përmbytjet e provokuara nga reshjet e shumta në Meksikë, kanë krijaur probleme të mëdha në Tabasco, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe duke detyruar më shumë se 44 000 të tjerë të braktisin shtëpitë. Autoritetet lokale kanë deklaruar gjendjen e emergjencës dhe po marrin të gjitha masat për t'u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura. Niveli i ujit në rrugë ka arritur në 1 metër e gjysmë.