MPJ: Të zbatohet marrëveshja e arritur Kosovë-Serbi

MPJ vlerëson se kjo marrëveshje forcon sovranitetin e Kosovës, mundëson pjesëmarrjen e saj në takimet rajonale me të drejta të plota dhe i hap rrugën e proceseve të integrimit evropian dhe anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtare.
MPJ përshëndetet arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufijve të përfunduar në muajin dhjetor të vitit 2011.
“Marrëveshjet e arritura sot janë një hap shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për stabilitetin e rajonit dhe të perspektivës evropiane të tij”, thekson kjo ministri. Më tej thuhet se është me rëndësi që këto marrëveshje të zbatohen sa më shpejt.
“MPJ përshëndet dhe vlerëson angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për Kosovën dhe Serbinë, si dhe për qytetarët e tyre”, përfundon reagimi. /Start/
2012-02-24 16:15