E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Më 8 maj, protesta e madhe

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 23:03

Kryetari i opozitës, Edi Rama ka ftuar banorët e Shkodrës që më 8 maj të marrin pjesë masivisht në atë që ai e ka quajtur demonstrata e madhe.

Në një miting elektoral në qytetin verior, Rama ka prezantuar edhe kandidatin e Aleancës për të Ardhmen, Genc Uruci.

“8 maji të jetë dita e demonstratës së madhe. Më 8 maj të nxjerrim Shqipërinë nga papunësia”, ka deklaruar Rama.

Më pas, lideri i opozitës ka hedhur akuza ndaj “oborrit të kusarisë”, që sipas tij, po mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Mrekullia ekonomike është vetëm në oborrin e Saliut. Të dalim nga qorrsokaku i Saliut dhe Jozefinës. Është koha të rivendosim sistemin demokratik”, ka shtuar Rama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›