Gruevski: Fuqitë e mëdha, interesim zero ndaj çeshtjes së emrit

Nikola Gruevski ka deklaruar se fuqitë e mëdha janë absolutisht të pa interesuara për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqinë, ndërsa ka thënë se është realist kur bëhet fjalë për shanset e pranimit të Maqedonisë në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës në maj.
Haptas dhe në mënyrë direkte, si asnjëherë më parë, kryeministri maqedonas në një intervistë për gazetën “Dnevnik” është prononcuar edhe për epilogun e mundshëm nga samiti i ardhshëm i NATO-s në Chicago.
“Unë e komentoj atë që zyrtarisht dhe jo-zyrtarisht flitet. Ndërsa tani, jo vetëm Greqia, por edhe Amerika dhe NATOshprehin të njëjtën gjë, së pari emrin e pastaj në NATO”, -ka thënë Gruevski.
Një zhvillimi i tillë i ngjarjeve hap mundësinë që edhe këtë vit Maqedonia të mbetet e bllokuar para dyerve të NATO-s. Rendi i ditës i samitit të NATO-s është miratuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, thotë Gruevski dhe zbulon se në të, nuk ka pikë për zgjerimin e NATO-s.
Vendimi i gjykatës së Hagës për kryeministrin e Maqedonisë lë një shpresë të vogël në tërë këtë situatë. Sipas tij, parimi i solidaritetit në NATO, nuk do duhej të vazhdojë në situata joparimore që i ka konfirmuar edhe GJND.