Kurti: Raporti i Dick Marty-t, një farse
Lideri i partisë me te re "Vetëvendosja" i cilëson si te pavërteta akuzat ne raportin e ish-prokurorit zviceran Dick Marty, ku Ushtria çlirimtare e Kosovës behet përgjegjëse për trafikimin e organeve te serbeve gjate luftës ne Kosove. Megjithatë Kurti nuk heziton te akuzoje kryeministrin Thaçi për përfshirjen ne krim te organizuar dhe kontrabande. "Këto akuza nuk janë te reja, e re është frika e Thaçit dhe mendoj se shqetësimi i tij nuk ka te beje me shtëpinë e verdhe, por me disa akuza te tjera te cilat përciptazi përmenden edhe nga Dick Marty, akuza për krimin e organizuar dhe kontrabande pas luftës. Këto akuza te llojit tjetër, e godasin Hashim Thaçin dhe shpurën tij, por jo UCK-ne. Lufta e UCK ka qene e drejte, gjithsesi unë kam qene pjese e saj," shprehet lideri i Vetëvendosjes. Albin Kurti akuzon partitë e tjera PDK, LDK dhe AAK për vjedhje te votave, çka e bën te papranueshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve ne Kosove. Jashtë akuzave nuk mbetet as KQZ-ja qe sipas Kurtit është shndërruar ne vegël te PDK-se. "Krejt çka ka mundur te beje është rinumërimi i 40 % te votave qe do te thotë shpëlarje e votave, sepse nuk po hetohen kutitë, shume prej te cilave kane ardhur te hapura ne vendin e numërimit, madje kane mundur te mbushen edhe gjate rrugës," vëren Kurti. Megjithëse institucionet e Kosoves pritet te konfigurohen pas rivotimeve me 9 janar, qëndrimi i Vetëvendosjes është i qarte. Ata do te jene një opozite e forte, jo vetëm ne parlament, por edhe jashtë saj, pasi protestat do te vazhdojnë te jene pjese e veprimtarisë se "Vetëvendosjes". Por cilat do te jene objektivat kryesore te kësaj partie ne parlamentin e ri te Kosovës? "Ndalimi i privatizimit te ndërmarrjeve fitimprurëse dhe ndalimi i negociatave me Serbinë do te jene objektivat e Vetëvendosjes për Vitin 2011" thekson Kurti.
Shpërndaje