E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Kosovës: Sillni provat e Dick Marty-t

Pas reagimit te Dhomës se Avokateve e politikaneve vendas e te huaj, Prokuroria e Kosovës ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës, te gjitha materialet e siguruara nga reporteri Marty, ne mënyrë qe Prokuroria speciale te nise sa me shpejt një hetim rreth akuzave te ngritura. Prokuroria e shtetit siguron Asamblenë se pohimet nga raporti i raportuesit te saj, do te vlerësohen si informata shume serioze, te mbledhura nga një parlamentar dhe se do te bashkëpunojë ngushte me te gjithë faktorët për këtë hetim ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Liridona Kozmaqi. Ndërkohë, te premten, ushtruesi i detyrës se presidentit, Jakup Krasniqi i ka dërguar Këshillit te Evropës, por edhe institucioneve te tjera evropiane, një letër ku shprehet shqetësimi i thelle lidhur me raportin e Dick Martyt. Raporteri i Këshillit te Evropës, Dick Marty, publikoi një jave me pare një raport ku kreu i qeverise se Kosovës Hashim Thaçi akuzohej si kreu i një grupi kriminal për trafik organesh e armesh e lendesh narkotike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›