E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi për koalicionin me AAK

Pas sinjaleve te qarta nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për një koalicion te mundshëm me Partine Demokratike, ka ardhur reagimi i kryeministrit ne Largim Hashim Thaçi. Duke folur për gazetën e përditshme "Koha Ditore", zoti Thaçi theksoi se nuk përjashton edhe një takim me kreun e këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ne Hagë, nëse kjo do te jete e nevojshme. "Ne nuk i marrim seriozisht vijat e kuqe te disa prej përfaqësuesve te AAK-se, ndaj dhe nuk mohojmë mundësinë e një koalicioni te mundshëm me këtë parti," deklaroi Thaçi për "Koha Ditore", ndërsa shtoi se qeveria e re do te jete gjithëpërfshirëse dhe shumetnike. Sa i përket datës se formimit te qeverise se re, Thaçi tha se ajo do te vije menjëherë pas zgjedhjeve te 9 janarit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›