Kurti: VV në pushtet, më shpejtë sa mendoni
“Neve do të na ofrohet shansi për ndryshime rrënjësore në Kosovë shumë më shpejt sesa njerëzit besojnë, në mos këtë vit, në vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur që me kombinimin e metodave institucionale ne do ta bëjmë një hap të madh dhe do ta kemi një ecje të sigurt”, ka thënë Albin Kurti, lideri aktual i lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kuvendin Zgjedhor të qendrës së kësaj lëvizjeje të premten në Malishevë.
Ai ka thënë se “Vetëvendosja” nuk ka hyrë në politikë për të qëndruar aty.
Ai ka përmendur se në të kaluarën ka pasur qytetarë që kanë ngurruar t`i bashkoheshin “Vetëvendosjes”, duke vlerësuar se pasi kjo lëvizje të hyjë në institucione, përfaqësuesit e saj do të bëhen si ata që ishin aty.