E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli në Ugandë dhe Burundi për njohje

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, ka vizituar Ugandën, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Yoëeri Museveni, në një takim ku është diskutuar për zhvillimet demokratike në Kosovë.
 

Pacolli ka vlerësuar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, është i rëndësisë jetike për të ardhmen e vendit tonë. Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, mbeten edhe më tej, sfidat kryesore të institucioneve demokratike të Kosovës, ka theksuar ai.
 

Presidenti i Ugandës ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe të zëvendëskryeministrit për angazhimet në fushën e lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, duke shqyrtuar njëkohësisht kërkesën për mundësisë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Uganda, si dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
 

Ndërkohë, në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtimin e numrit të njohjeve, Pacolli ka udhëtuar më pas në Afrikën Lindore, në Republikën e Burundit, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i këtij vendi, Terence Sinunguruza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›