Obama ne Varshave rikonfirmon lidhjet e forta me Europen

Një ceremoni speciale i është rezervuar presidentit amerikan, Barack Obama, në Varshavë, në vizitën e tij të parë në këtë vend. Ndërsa ka rikonfirmuar lidhjet e ngushta me aleatin e NATO-s, Poloninë, Obama i është drejtuar presidentëve të 20 vendeve të Europës Lindore e qendrore të ftuar në një darkë të posaçme, të premten në mbrëmje.
"Ky takim riafirmon rëndësinë e miqësisë mes Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të pranishme në këtë tryezë. Jemi të frymëzuar thellësisht nga hop i madh i lirisë dhe i rritjes ekonomike në rajon dhe kam besim që do të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij procesi të forcimit të demokracive tuaja, dhe të ekonomive tuaja, duke qenë një partner me ju, pasi unë mendoj se kjo do të jetë edhe në përfitim të Shteteve të Bashkuara”- tha Obama.
Pas takimit me presidentin polak, Bronislaë Komoroëski, Obama kërkoi që vendet e Europës Lindore dhe Qendrore të përdorin eksperiencën e tyre të tranzicionit demokratik në ndihmë të kombeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Analistët në Varshavë prisnin edhe komente nga ana e Obamës në lidhje me lehtësimin e mundshëm të regjimit të vizave me aleatin e NATO-s, Poloninë komente që nuk mbërritën.
Një gjë e tillë do të ndihmonte edhe kryeministrin Donald Task dhe qeverinë e tij të qendrës së djathtë para zgjedhjeve të përgjithshme në tetor. Të premten, Obama vizitoi një monument kushtuar viktimave të Holokaustit në Poloni dhe vendosi një kurorë në shenjë nderimi. Varshava përmbyll turin gjashtëditor të presidentit amerikan në Europë, që nisi në Irlandë, më tej në Britaninë e Madhe dhe Francë.
Juli Prifti