E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e ndihmes nga shtetit UK kercenon me greve urie

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së paralajmëron grevë urie për javën e ardhshme nëse qeveria e Kosovës nuk do t’i marrë parasysh kërkesat e tyre. Kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi tha se veteranët e luftës që nga paslufta nuk kanë përfituar asnjë mbështetje nga institucionet Kosovës.

“Deri tani veterani i luftës nuk gëzon asnjë të drejtë. Dymbëdhjetë vite pas lufte nuk kanë asnjë benefit dhe kjo është ajo që na ka shtyrë në grevë. Mendoj që është tepruar shumë më këto shtyrje, ne kemi vendosur që të mos tërhiqemi deri në përfundim”-thotë Qeriqi.

Qeriqi tha se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre javën tjetër do të hyjnë në greve urie. Kërkesat kryesore të Këshillit për  Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së janë  miratimi  i ligjit për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës dhe kthimi i dinjitetit të veteranëve të luftës. Ky këshill numëron rreth pesëmbëdhjetë mijë veteranë të luftës, në radhët e veta.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›