E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti anulon takimin me Svilanoviqin

Është anuluar takimi i Komisionit për Punët të Jashtme me delegacionin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Kjo për shkak se sekretari i përgjithshëm, i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Goran Svilanoviç është vonuar për dyzet e pesë minuta.

Pas pritjes, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Albin Kurti ka thënë se delegacioni i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal ka lajmëruar për dhjetë minuta vonesë, ndërsa ka njoftuar, se atij i duhet të shkoj sepse ka një takim tjetër, raporton Klan-Kosova.

Menjëherë pas shkuarjes së Kurtit, ka ardhur Goran Svilanoviç, i cili ka thënë se edhe kjo ndodhë. Ndryshe, takimi ishte paraparë të fillojë në ora 15.00./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›