E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Serbia e ka të keqen brenda, e jo jashtë

Kryesocialisti Edi Rama, ka thënë se Serbia të keqen brenda e jo jashtë. Rama ka reaguar pas deklaratave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, që sipas kësaj ministrie Berisha me deklaratat e tij është duke nxitur destabilitetin e rajonit.

Kjo ministri ka reaguar lidhur me deklaratat e Berishës dhe qeverisë shqiptare, pas heqjes së përmendores në Preshevë.
E kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar në rrejtin social twitter.

“Qeveria serbe ska goje te ankohet per cfare thuhet ne Shqiperi kur Serbia vepron si ne Presheve! Te keqen Serbia e ka brenda jo jashte” ka shkruar Rama në twitter./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›