E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti fton Pecin dhe Hoxhajn për raportim në Komision

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti duke përmendur se Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nuk po i përgjigjet ftesës së këtij komisioni për të raportuar lidhur me bisedimet me Serbinë.
Si rrjedhojë, në një njoftim të Kurtit thuhet se ata kanë ftuar ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj që këtë të hënë të përgjigjet lidhur me këtë.

“Ne i falenderohemi ambasadorit z.Lulzim Peci i cili në një emision televiziv të mbrëmshëm publikisht shprehu gatishmërinë e tij që të vijë në Komisionin tonë për të raportuar. Kjo sigurisht që është e drejtë dhe e rëndësishme prandaj duhet e do të ndodhë në një mbledhje të ardhshme të Komisionit. Pra, ne gjithsesi do ta ftojmë edhe z. Lulzim Peci për raportim, por paraprakisht Ministri për Punë te Jashtme duhet të vijë për raportim në Komision të hënën (në kohën kur nuk kemi shpresa për përgjigje nga Kryeministri Thaçi)”, thuhet në një drejtim për media nga Kurti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›