E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga një muaj paraburgim Tamara Petroviqit dhe Behlul Sadikut

Gjykata Themelore në Gjilan të premten u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Tamara Petroviqit, nga Serbia, dhe Behlul Sadikut, nga Gjilani. Gjykatësi i procedurës paraprake, Ilmi Dalipi tha se Tamara Petroviqit dhe Behlul Sadikut u është shqiptuar kjo masë pasi dyshohet se ata kanë kontrabanduar migrantë.

Edhe Petroviq edhe Sadiku dyshohen për veprën penale “kontrabandimi me migrantët.

Në kërkesën për zhvillim të hetimeve, të iniciuara nga prokurori i rastit Arben Kadriu, thuhet se më 19 qershor, Tamara Petroviq në bashkëveprim me Behlul Sadikun janë marrë me kontrabandim të migrantëve, raporton rajonipress.

Sipas kallëzimit penal të policisë dhe hetimeve të zhvilluara, viktima e kontrabandimit, Ardian Musliu, kur është ndaluar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, gjatë pyetjes nga policët kufitarë, ka rrëfyer se i ka dhënë 250 euro Tamara Petroviqit për ta rregulluar vizën Shengen.

Ky dëshmitar-viktimë ka thënë se është dashur t`i jepte edhe 1 250 euro të tjera për të marrë pasaportën hungareze, në mënyrë që të dalë më lehtë për në shtetet perëndimore, derisa person kontaktues e ka pasur Behlul Sadikun./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›