E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhues të stabilitetit

Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci, gjatë një takimi me një delegacion të Universitetit amerikan Johns Hopkins-SAIS, ka thënë se bazuar në fakte, Kosova ka dëshmuar, para dhe pas luftës, se ka kapacitete serioze shtet-formuese të vendit, të cilat dikur ishin burim i progresit jo vetëm të Kosovës.

Daci, po ashtu, me këtë rast u përgjigj në shumë pyetje të studentëve të magjistraturës në kuadër të këtij Universiteti, të cilët kishin të bënin me sfidat e Kosovës pas pavarësimit, me menaxhimin e krizave eventuale, me zhvillimin e përgjithshëm të vendit, si dhe me kyçjen e kuadrove të reja profesionale në vendimmarrje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›