Berisha: “I çlodhuri” kërkon ti lë karrigen, se merr dot vetë

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë bashkiake nr.1 në kryeqytet, Kryeministri Sali Berisha tha se do bëhet gjithçka për përmirësimin e infrastrukturës, ku bëri me dije se është në plan ndërtimi i 25 rrugëve në këtë njësi.
Ai garantoi se gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, Tiranës do i trefishohet buxheti në raport me atë që merrte kur ishte Partia Socialiste.
“Skema e shokut të autobusit është e largimit të investitorëve të huaj, dhe e anulimit të dhjetëra mijëra vendeve të punës. Kanë ngjallur shqetësim shumë të madh deklaratat e tij të papërgjegjshme se do kthejë taksën progressive, 23 qershori po vjen dhe qytetarët do dinë ti përgjgijen kërcënimeve të politikës së tij fiskale”, deklaroi Berisha raporton Noa.
Në vijim ai shtoi se Edi Rama kërkon karrigen e Kryeministrit duke thënë se Berisha duhet të lërë karrigen se është i lodhur dhe nuk e merr dot vetë, ndërsa ai është i çlodhur, duke e quajtur vulgar dhe naiv në deklaratat e tij.
Sipas tij kryesocialisti ka humbur çdo betejë me të, ndaj theksoi se Edi Rama le të rri në autobus, ndërsa Partia Demokratike do të ecë drejt një fitoreje të sigurtë./Indeksonline/